Aktualitet

Detyrat që Hahn la për parlamentin dhe opozitën

Përveç një sërë këshillash që komisioneri Hahn i dha kryeministrit dhe qeverisë për përgatitjen për  hapjen e negociatave, ai dha edhe një sërë detyrash për parlamentin dhe opozitën. Ai theksoi se edhe opozita ka përgjegjësinë  e saj në këtë proces dhe duhet të bashkëpunojë me qeverinë.

“Detyra juaj do të jetë që të vazhdoni, në mënyrë që të tejkaloni çdo dyshim të mbetur, si të thuash se Shqipërisë t’i garantojmë që këto negociata të fillojnë formalisht vitin tjetër. Vetingu duhet të vijohet sëbashku me ristrukturimin e pritshëm institucional gjyqësor dhe krijimin e institucioneve të reja që parashikohen nga Reforma Kushtetuese 2016. Më lini të theksoj se, falë suksesit të procesit të Vetingut deri më tash është e rëndësishme që vendimet për përfundimin e kësaj reforme duhet të shihet si domethënëse. Parlamenti duhet ta mendojë ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të rrisë numrin e studentëve të trajnuar që prej fillimit të këtij viti. Është shumë e rëndësishme që edhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të emërohen. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të zbatojnë shpejt Reformën në Drejtësi”, tha Hahn.