Aktualitet

Detyra që mbajti Santiago Malko pasi u përjashtua nga uniformat blu

Detyra që mbajti Santiago Malko pasi u përjashtua nga uniformat blu

Pasi u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit, Santiago Malko mori detyrën në një tjetër post në administratën shtetërore. Sipas mediave informative, viktima e krimit mafioz në zonën e “Porcelanit” ishte punësuar në Inspektoratin e Pyjeve në Tiranë.

Ky fakt është pohuar nga familjarët e 26-vjeçarit, ndërkohë që mediat përmendin si një tjetër fakt dorëheqjen e kryeinspektorit Armando Lamaj nga detyra, pak ditë pas vrasjes së inspektorit Santiago Malko.

Ky i fundit u përjashtua nga detyra si polic pas ngjarjes së 2016-s, ku rezultoi i përfshirë në nje përplasje fizike për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.

Kujtojmë se Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Porcelanit” me 10 plumba. Autorët e krimit ende nuk janë vënë në pranga, ndërsa deri më tani policia ka identifikuar vetëm dy prej personave të dyshuar me inicialet D.A dhe L.D. Si pistë hetimi deri më tani është ajo e hakmarrjes, si dhe konfliktet e mundshme të ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/publikimi-i-kesaj-fotoje-te-santiago-malkos-con-per-hetim-120-police/

http://www.tiranapost.al/zberthehen-dy-celularet-e-santiago-malkos-identifikohen-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-tij/

http://www.tiranapost.al/e-kaluara-e-ish-policit-qe-dyshohet-se-coi-ne-vrasjen-e-tij/