• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Si mund të të ndihmoj Të gjitha TIP top

    Detergjentin e rrobave mund ta bësh në kushte shtëpie, lirë e mirë


    Ti mund të thuash që i ble në dyqan dhe kaq, por edhe ato detergjentët e dyqanit kanë nevojë për ndonjë element ekstra për t`i bërë më efektivë. Nuk e ke imagjuar se me pak sapun e pak sodë mund të krijosh detergjentin e lavatriçes që nuk kushton pak, apo që sapunit të enëve mund t`i shtosh ca gjëra në kushte shtëpie për të rritur sasinë e për të hidratuar duart.

    Sapun i lëngshëm për të larë enët me agrume dhe rozmarinë

    Përziej 240 ml lëng sapuni të zakonshën me 10 pika vaj rozmarine që është antibakterial, me 10 pika vaj limoni heq yndyrën. Shto një lugë të vogël vaj të vitaminës , që është hidratonte, hidhi të gjitha në një shishe që sprucon dhe tunde mirë para përdorimit.

    Detergjent për të larë rroba me ngjyra në lavatriçe dhe me dorë

    Në një tas përziej 400 ml sodë buke me 400 gr boraks (lëndë kimike kristalore që vjen nga bashkimi i acidit borik me sodën). Shto 2 lugë të kafeje me bikarbonat dhe 200 gram nga i ashtuquajturi sapun Rrogozhine, ose 5 lekëshi i asaj kohe. Mbylle tasin dhe tunde për ta përzierë. Përdor 60 ml për çdo larje./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post