SPORT

Dështuan në Milano, por shkëlqyen pas largimit

San Siro është një nga stadiumet më të rëndësishëm të Europës dhe të luash futboll në atë stadium do të thotë se ke arritur diçka në karrierën tëndë.

Ky stadium është shtëpia e Interit dhe Milanit, dy prej ekipeve gjithashtu shumë të rëndësishme në Itali.

Shumë prej figurave kryesore në futboll kanë shkëlqyer në këtë stadium qoftë me fanellën e Milan apo Inter, por ka nga ata që nuk kanë patur kohën e nevojshme për ta bërë këtë, pasi dy klubet nga Milano i kanë larguar pa i dhënë shumë mundësi, megjithatë, ata kanë shkëlqyer në klube të tjerë:

1.Roberto Carlos

IMG_8667

Aston Villa dhe Middlesbrough e kërkonin me ngulm kur ai luante në Brazil me Palmeiras, por dëshira e tij për të ardhur në Europë ishte Inter. Me zikaltërit ai u aktivizua për një sezon dhe luajti në 30 ndeshje, ndërsa zunë vendin e 7-të. Në përfundim të sezonit, Inter e shiti tek Real Madrid ku braziliani u bë ndër mbrojtësat e majtë më të mirë në historinë e futbollit.

2.Patrick Vieira

IMG_8664

Atëherë ishte vetëm 19 vjeç dhe luajti 5 ndeshje tek Milan në sezonin 1995-1996. Nuk u pëlqye kurrë nga klubi dhe në fund u shit tek Arsenal për 3.5 milionë paund ku u kthye në një prej mesfushorëve më të mirë të kohës. Blerje e goditur nga Wenger.

3.Roberto Ayala

IMG_8663

Ayala u transferua tek Milan në 1998 ku do të luante përkrah Kostakurtës dhe Maldinit. Qëndroi 2 sezone tek kuqezinjtë, luajti 24 ndeshje por kurrë nuk fitoi status titullari dhe të pëlqyeri në skuadër dhe kështu u shit për rreth 7 milionë euro tek Valencia me të cilën arriti shumë suksese duke fituar dy tituj në Spanjë, kupën Uefa dhe superkupën e Europës, por gjithashtu u shpall mbrojtësi më i mirë nga UEFA për vitin 2001.

4.Andrea Pirlo

IMG_8662

Prej kohësh ishte në pronësi të Inter por shpesh ishte i huazuar tek Breshia dhe Rexhina. Nuk fitoi kurrë status të rëndësishëm tek Inter dhe kështu klubi e la të lirë të largohej, por Pirlo zgjodhi rivalët e Milan. Aty luajti për 10 vite duke fituar 2 Champions League dhe 3 tituj të Serisë A, por u bë një ndër mesfushorët më të mirë të botës gjatë këtyre viteve. Por pas 10 vitesh edhe Milani e largoi, ndërsa Pirlo zgjodhi Juventusin ku fitoi 4 tituj kampion rradhazi.

5.Leonardo Bonucci

IMG_8661

Bonucci bëri vetëm 1 ndeshje me fanellën e Inter përpara se të shitej tek Treviso, nga ku më pas do të shitej tek Bari ku karriera e tij nisi ngritjen. Pas formës së mirë tek Bari u ble nga Juventus dhe fitoi tituj pa fund. Sot vlera e tij në treg është 50 mln euro.

6.Pierre-Emerick Aubameyang

IMG_8660

Ai qëndroi 3 vite tek Milan por kurrë nuk luajti titullar në një ndeshje të rëndësishme aq sa në moshën 21 vjeçare u largua për tek St.Etienne. Menjëherë ra na sy ku u ble nga Dortmund sot është ndër sulmuesit më të kërkuar ne tregun europian nga Real Madrid e Man.Utd dhe vlera e tij ka shkuar në 70 mln euro.

7.Philippe Coutinho

IMG_8668

Gafa më e fundit në merkaton e Interit ishte shitja e Coutinho. Ai u shit në 2013 për 8.5 milinë paund tek Liverpool ndërsa ky konsiderohet si dështimi më i madh në merkaton e Interit që në atë kohë u bë nga drejtori sportiv Pietro Ausilio.