Aktualitet

Dështon për herë të pestë seanca për Shullazin, gjykata gjobit avokaten

Dështon për herë të pestë seanca për Shullazin,

Ka dështuar sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 5 të pandehurit e tjerë, pjesë e grupit të tij. Shkak është bërë sërish mungesa e avokates mbrojtëse që është vendosur nga shteti.

Gjykata ka vendosur të gjobisë avokaten Eralda Brahimasi me 100 mijë lekë dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kujtojmë që gjykata e Shkallës së Parë e dënoi bandën me 54 vite burg në total, ndërsa 14 vite u dënua u dënua Emiljano Shullazi. Vendimi u ankimua nga të pandehurit në Gjykatën e Apelit me pretendimin se është i paligjshëm.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 mars./Tiranapost/A.C