• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha Tech

    Dështon Apple, heq dorë nga karikuesi me wireless


    Një hap shumë i pazakontë për gjigandin botëror, por Apple ka hequr nga AirPower, një produkt që ishte parashikuar për të karikuar pajisjet elektronike, si iPhone, iPad vetëm duke i lidhur me ëireless, pa nevojën për të qenë të lidhur me kabuj.

    Produkti i quajtur AirPower i prezantuar në vitin 2017 nuk do të dalë në shitje.

    “Pas shumë përpjekjesh, kemi arritur në përfundimin se AirPower nuk do të arrijë standardet tona të larta dhe ne kemi anuluar projektin,” tha firma.

    Ky produkt ishte paralajmëruar se do të dilte në treg në 2018-ën, por në fund të vitit nisën thashethemet për këtë produkt, ku aludohej pikërisht se inxhinierët nuk po arrinin të mbanin nën kontroll rritjen e temperaturës së baterisë kur kjo pajisje përdorej së tepërmi.

    Rivalët e Apple, Samsung dhe Huawei, kanë nxjerrë tashmë produkte që mundësojnë karikimin e pajisjeve të tyre me wireless./Referuar BBC/Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690