• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Dështoi të bindë Parlamentin për Brexit, May: Po largohem krenare dhe e zhgënjyer


    Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, tha se do të largohet nga pozita këtë muaj, me një përzierje krenarie dhe zhgënjimi, pasi dështoi në premtimin e saj qendror, për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit-it apo daljes nga Bashkimi Evropian.

    May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, tha se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.

    “Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur që Brexit-i të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

    Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja.

    Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik. /Referuar REL/Tiranapost.al/