• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Dështoi si blerja më e shtrenjtë e City, mesfushori kërcënon me largim


    I ardhur me shumë bujë në merkaton e verës së kaluar, mesfushori algjerian Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni. Sipas “Daily Mail”, algjeriani ka mbetur i zhgënjyer nga aktivizimi i pakët që trajneri Pep Guardiola i ka dhënë atij. Ndaj, ai është duke parë për një skuadër të re, ku të jetë titullar.

    Mahrez, 28 vjeç, mban rekordin e blerjes më të shtrenjtë të Manchester City për 60 milionë stërlina. Shumë e cila deri më tani nuk është përligjur nga algjeriani, që në 26 ndeshje me “citizens” ka realizuar vetëm 6 gola. Për këtë arsye, Mahrez ka kërcënuar klubin se do të largohet në fund të sezonit edhe pse ka ende 4 vite kontratë. /XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post