Aktualitet

Dëshmitari tregon momentin kur ndodhi ngjarja në plazhin e Vlorës: U shtrimë të gjithë barkas

Dëshmitari tregon momentin kur ndodhi ngjarja në plazhin e

Përplasja me armë që u shënua sot në plazhin e vjetër të Vlorës tronditi pushuesit.

Një prej tyre, që ishte dëshmitar në momentin kur ndodhi ngjarja, pranë një lokali, tregon se të gjithë u shtrinë barkas.

“Ishim të trembur. Ndërkohë që pamë ngjarjes ishim barkas dhe kush e kush të futej më poshtë rërës që të shpëtonin. Kishte dhe fëmijë të vegjël u shtrinë në tokë. Pati shumë të shtëna por nuk e pamë ngjarjen se kishim mendjen të fshiheshim”, thotë një nga dëshmitarët për “Report Tv”.

Nga konflikti me arëm mbeti i plagosur Arben Brahimaj pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, djali i tij Brikelo Brahimaj dhe nipi i tij Olsi Beqiri. Autorët e identifikuar me iniciale SH.L dhe E.XH janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit dhe më pas fizikisht.

Dy të kërkuarit raportohet se më pas morën armët nga makina e tyre parkuar jashtë lokalit, një kallashnikov dhe një pistoletë, me të cilat qëlluan drejt të plagosurve./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-plagoset-pronari-i-lokalit-ne-plazhin-e-vlores-plumbat-kapin-dhe-te-birin/