Aktualitet Te gjitha

Dëshmitari kyç/Ylvi Beqaj 40 minuta në prokurori, tjetër dëshmi për Emiljano Shullazin


Ndërsa prokuroria ka nisur hetimin ndaj pasurisë së Emiljano Shullazit, sot ka dëshmuar pranë saj dëshmitari kyç, biznesmeni Ylvi Beqaj. Ai ka qëndruar rreth 40 minuta në ambientet e prokurorisë, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë i shoqëruar nga bodigardët.

Mësohet se Beqaj është marrë në pyetje nga prokurorja Elisabeta Imeraj lidhur me disa transaksione dhe transferta parash.
Ylvi Beqaj akuzoi Shullazin se i kishte marrë para dhe nën kërcënimin për jetën ai ishte detyruar ta bënte pronar të ish-hotelit ‘Vollga’. Ndërsa vetë Emiliano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë deklaruan gjatë procesit te Krimet e Rënda se Beqaj ishte dëshmitar i manipuluar dhe gënjente.

Sipas burimeve ai ka dëshmuar edhe mbi hetimet që përfshijnë Ervis Martinaj, I arrestuar pas sherrit me një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok./Tiranapost.al