Showbiz

Dëshira për seks i çoi drejt martesës së shpejtë Justin dhe Hailey

Dëshira për seks i çoi drejt martesës së shpejtë

Të sapomartuarit Justin dhe Hailey ishin në kopertinën e Vogue ku folën për herë të parë për martesën e shpejtë. Arsyeja, përpos dashurisë dhe faktit që Justin kuptoi se Hailey ishte e duhura, ishte dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale.

Për shkak të besimit, ata kishin vendosur të mos kryenin marrëdhënie seksuale para martesës, ndërkohë që dëshira për këtë gjë i bëri të përshpejtonin celebrimin.

“Unë mendoj që seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Ndonjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Gratë e bëjnë këtë, burrat gjithashtu”, tha Justin i cili nuk e ka mbyllur me kaq. Për ta do ketë edhe një dasmë tjetër.

*Ky post u përshtat nga People dhe është realizuar nga Fabjola Hije.