SPORT

Deschamp zbulon arsyen e përjashtimit të Martial dhe Lacazette

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar listën e 23 lojtarëve që do të marrë me vete në Kupën e Botës dhe ka shpjeguar përjashtimet e Anthony Martial dhe Alexandre Lacazette.

Kombëtarja e “Gjelave” përfshin lojtarë, si Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Paul Pogba, Raphael Varane, Samuel Umtiti dhe Hugo Lloris. Por, Deschamps nuk ka arritur të gjejë vend për dy yjet e Premier League, Lacazette dhe Martial.

Ai ka shpjeguar në një konferencë për shtyp arsyet e këtyre vendimeve. “Ata kanë luajtur mirë kundër Gjermanisë (nëntor 2017), por ajo ka qenë vetëm një ndeshje. Me përjashtim të atij takimi, nuk kanë treguar shumë”.

“Mendoj se Giroud, Griezmann, Fekir dhe Mbappe si qendërsulmues, Kylian dhe Antoine mund të luajnë në pozicione të tjera, por Kylian jep maksimumin në qendër”.

Franca do të përballet me Australinë, Perunë dhe Danimarkën në Grupin C dhe do të jetë në kërkim të triumfit të parë në Botëror që nga fitorja e para 20-viteve, e arritur në Francë. /XH.K