Aktualitet

Deri më tani janë gjelbëruar disa zona, më 21 mars të gjithë duhet të mbjellin pemë

Në disa zona të kryeqytetit  prej disa javësh janë mbjellë pemë për ta gjelbëruar atë. 21 Marsi është data kur Bashkia do të organizojë një aksion të madh për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja. Kjo datë përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve.

Kryebashkiaku Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen nismës e cila do të kulmojë në 21 Mars. Ndëkohë sot u mbollën 200 pemë të reja në pjesën lindore të Unazës.

“Sfida për cilëndo kompani, shkollë, universitet, është të fillojë përgatitjet për datën 21 Mars, që në Ditën Botërore të Pyjeve, të gjithë të kontribuojmë për atë që do të jetë Pylli Orbital i Tiranës, që secili të ketë mundësi të thotë: Sa isha unë në Tiranë, dhashë një kontribut, ja ku është pema ime, unë kontribuova”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. /Tiranapost.al