Aktualitet

Derbi londinez për Iscon, vendos vetë mesfushori

Derbi londinez për Iscon, vendos vetë mesfushori

Pavarësisht se në pjesën e dytë të sezonit Isco po aktivizohet më shumë nga Zidane, e ardhmja e tij nuk do të jetë në Madrid. Fantazisti spanjoll do të jetë një prej emrave që do të largohen në verë dhe destinacioni më i mundshëm është Premier League, ku Arsenali dhe Chelsea janë gati t’u përgjigjen kërkesave ekonomike të lojtarit, por edhe të Real Madrid. Plot 70 milionë euro është vlera e kartonit të Iscos, ndërsa zgjedhja e ekipit tëri do t’i takojë lojtarit, i cili duhet të vendosë nëse do të punojë mes Artetan apo me Frank Lampard. /XH.K