Kryesore Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Deputetja e Partisë Socialiste rrëfen tragjeditë e jetës. Dy humbjet e mëdha dhe kanceri s’e mposhtën


Tatjana Piro, deputetja e Partisë Socialiste, në Qarkun e Lushnjës, ka qenë e ftuara e Rudinës. Ajo ka rrëfyer për jetën profesionale, të përmbushur si dhe atë personale. Tatjana nuk e ka pasur të lehtë. Kur ishte ende me zi për humbjen e vëllait, humbi në një aksident tragjik edhe të birin. Ashtu e fortë, tregoi momentin kur ishte rrugës, duke shkuar për në shtëpi, për të festuar pritjen e Vitit të Ri dhe në telefon i kishte mbërritur mesazhi i tmerrshëm. “Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016. Isha duke bërë pako për disa njerëz. U bëmë gati të festonim, ashtu të lodhur. Fola me burrin dhe e lajmërova që po shkoja në shtëpi për të festuar. Rrugës më erdhi një mesazh i çuditshëm. Zoti shyqyr që më mbajti mendjen e kokës. Kisha një djalë shumë të mirë. Punëtor s`u lodh kurrë.”, tha Tatjana. Përveç humbjeve të dy njerëzve të shtrenjtë, është përballur edhe me kancerin e gjirit. Ka bërë dy ndërhyrje, kimioterapi dhe në fund luftën e ka fituar. Zonja Piro u bëri thirrje të gjithë prindërve të mos rendin pas punëve dhe biznesit. Të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët se jeta është e shkurtër. “Ruhu kur i ke arritur të gjitha”, e mbylli rrëfimin e dhimbshëm Tatjana.

Tatjana është njëkohësisht motra e stilistes Mirela Nurçe, e cila vitin e shkuar krijoi një koleksion në emrin e nipit të saj Tonni ’86. Koleksioni në nder të Tonit që u nda përpara kohe nga jeta u prezantua në Milan Fashion Week.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *