• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Deputeti i PD: Çfarë mendoj për mikun tim Edi Rama


    Pak kush mund ta dijë se deputeti i PD-së Genc Ruli dhe Kryeministri Edi Rama janë miq. Këtë e ka rrëfyer vetë demokrati mëngjesin e sotëm i ftuar në News24.

    Ruli u pyet në lidhje me opinionin që ai ka për Ramën, por edhe për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Megjithatë, veç aspektit politik ku ata janë rivalë, Ruli dhe Rama njihen që në kohë të hershme.

    Pjesë nga intervista:

    Si e shihni punën e Berishës? Të Bashës?
    E vlerësoj punën e Berishës. Është shumë i përkushtuar në punën e tij. futet në zyrë që në mëngjes dhe realizon ato që i vendos vetes. Kritik është karakteri i tij dominues, ndërsa Basha është një politikan i ri, maturues, ka të bëjë edhe me tipin. Unë nuk dua ë jem pjesë e një butaforie politike, me këto batuta e replika që nuk i pëlqej.

    Si e vlerësoni lidershipin e Ramës?
    Si lider është disaster. Si njëri e njoh. Kemi qenë shok e miq bashkë. Si lider nuk më pëlqen. Këta persona janë të lindur e rritur këtu, por kur bëhen lider nuk dëgjojnë e nuk kuptojnë më. Kjo politikë që është sot me të metat e saj nuk është pjellë alienësh, por pjellë e kësaj toke, e këtij mentaliteti. Janë defektet e politikanëve që dëmtojnë shoqërinë, por edhe shoqëria ka ndikimin e saj që krijon këtë klasë politikanesh. Nga mënyra si i duartrokasim, i servilosemi, apo i shpartallojmë. /Copyright Tiranapost.al/