• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Video/ Deputeti i ri i PD që po bën show në Opinion


    Esencë editori/ U hutuan të gjithë pas celularit 7 mijë euro, Sllon-it, por deputeti i ri i PD i listave Basha po merr gjithë vëmendjen

    Sot në “Opinion” janë ftuar deputetët e rinj të PD-së. Mes tyre është edhe Kujtim Gjuzi që bie në sy për stilin origjinal, që të ftuarit e ngacmojnë dhe kuriozohen me personazhin e tij. Në një moment ai i thotë Fevziut në lidhje me Bashën se ai nuk është askushi që të digjte mandatet e popullit.

    Gjuzi: Kush je ti që djeg mandatet?

    Fevziu: Nëse më pyet mua, të isha unë s’do djegia asnjë mandat.

    Më pas biseda ka vijuar për stilin e deputeti të ri Gjuzi.

    Fevziu vuri në dukje celularin e rrallë që mund të kushtojë të paktën 7 mijë euro.

    Kujtim Gjuzi: Celulari është kuqezi, patjetër që është porosi e vecantë. Kam edhe Sllon. Orën ‘Atlantik’. Kur kursen ca gjëra ia vlen të bësh blerje të veçanta. Basha është kryetar juridik i një partie administrative.

    Fevziu: Bashën e ke takuar personalisht?

    Kujtim Gjuzi: E kam takuar si jo, por ai sot rri me LSI-në, jo me ne të djathtët./ Tiranapost.al