Aktualitet

Deputeti i PS kërkon përjashtimin e Gardës nga vettingu

Deputeti i PS kërkon përjashtimin e Gardës nga vettingu

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka kërkuar përjashtimin e Gardës së Republikës nga skema e vettingut. Ndërsa Komisioni i Sigurisë shqyrtonte projektligjin për Vettingun në polici, Ndreu dha arsyet e tij se pse Garda nuk duhet të kalojë në sitë.

“Unë mendoj se Garda duhet të përjashtohet nga kjo skemë e vettingut. Garda ka një rol të shërbimeve statike kryesisht të personaliteteve të larta të shtetit dhe të homologëve që vijnë. Ndërsa policia ka tjetër pozicion dhe unë mendoj se duhet të ndahen”, tha Ndreu./Tiranapost/A.C