Aktualitet

Deputeti i PD: Tahiri vetëm fillimi, së shpejti prova të reja për ministrat

Deputeti demokrat Luçiano Boçi i ftuar në intervistën e mbrëmjes të televizionit “Ora News” ka komentuar situatën aktuale politike dhe çështjen “Tahiri”, por edhe ka dhënë një paralajmërim.

Sipas Boçit, në ditët në vijim do të publikohen prova të reja të cilat implikojnë ministra aktualë dhe ish-ministra të kabinetit Rama në afera të ndryshme. Deputeti opiztar është shprehur se këto skandale nuk kanë sesi të jenë çudi që do të zgjasin tre ditë, por do të kenë përmasa qeveritare që implikojnë eksponentë të lartë të qeverisë.

“Në ditët në vazhdim do të ketë dhe tryeza të tjera, aksione të tjera politike. Çështja Tahiri nuk është se zgjati tre ditë dhe si çdo çudi shqiptare zgjatrvetëm tre ditë por është një çështje që do të vazhdojë. Jo se duam ne, por faktet e dala nga përgjimet e Antimafias italiane kërkojnë që proceset hetimore të thellohen edhe në drejtim të figurave të tjera. Jo thjesht se i di PD, por në bazë të të dhënave, deklaratave dhe të atyre denoncimeve që vinë nga shumë drejtime pritet që në pjesën e kërkesave të prokurorisë të ketë edhe emra të tjerë big të mazhorancës, ish-Ministra, Ministra. Situatat janë evoluim dhe në zhvillim e sipër”-është shprehur deputeti Boçi. K.H/ tiranapost.al