• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Deputeti i partisë së Merkel: Jo shtyrjes së zgjedhjeve!


    Gjermania eshte kunder shtyerjes se dates se zgjedhjeve te 30 qershorit, ndryshe nga ç’ka pretenduar presidenti Meta e kane amplifikuar mediat prane PD-LSI.

    Nicolas Lobel, deputet i CDU/CSU së kancelares Merkel, eshte shprehur totalisht kunder kesaj ideje, teksa thekson se nuk duhet shkelur Kushtetuta e cila eshte e qarte ne kete aspekt.

    Nga ana tjeter ai ka theksuar se “Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”. Lobel shprehet i qarte kunder cdo ideje anti-kushtetuese per shtyerje zgjedhjesh teksa thekson:

    “Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vëndit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta. Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita”.

    Me tej ai thekson gjate intervistes per “Top Channel” se, Shqipëria ka nnë qeveri te ligjshme dhe se per Gjermanine ka rendesi integrimi i Shqiperise ne BE dhe ecuria e reformes ne drejtesi.

    “Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen europiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre.Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore”, thekson Lobel./ Referuar TCH/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690