Aktualitet

Deputeti Flamur Golemi nxjer bllof Tritan Shehun

Sa herë që duhet të flitet për shëndetësinë, nga Partia Demokratike del prej shekullit të kaluar një figurë: ajo e Tritan Shehut. Edhe sot, Shehu ka nxituar të reagojë pas deklaratave të bëra nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në lidhje me mbulimin me medikamentin e nevojshëm, të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Përfaqësuesi i PD kërkon llogari se çfarë bëhet në lidhje me kemiopreparatet dhe medikamentet e tjera, sepse nevojat janë shumë më të larta. Që nevojat janë më të mëdha se sa mundësitë, kjo s'do shumë mend. Por një gjë që nuk thotë deputeti demokrat, është se, si ka mundësi që qeveria ku ai bënte pjesë, siguronte vetëm 800 flakone në vit, nga medikamenti që u nevojitej grave të sëmura me kancer të gjirit?

Tritani ka reaguar gjithashtu ndaj deklaratave të bëra nga Manastirliu për trajtimin me Akseleratorëve linearë të pacientëve, që sipas tij, edhe nëse do të funksionojnë me kapacitet të plotë, nuk do të mund të përballojnë dot nevojat.

Tritani, që kur qeveria e tij kishte pushtetin i trajtonte qytetarët e sëmurë me tumore me një pajisje kobalti, në kushte të denja për vende të botës së tretë apo situatë lufte, sot shpreh habinë e njeriut të ardhur nga shekulli i kaluar, se si ka mundësi që qeveria nuk ka 12 Akseleratorë Linearë! Pse janë vetëm tre, pyet deputeti demokrat, dhe nuk ndalet për asnjë moment të pyesë, se si ka mundësi që, ilaçe për kancerin e gjirit, pesë vite më parë kishte pesë herë më pak, ndërsa për Akselerator ... as bëhej fjalë.

Qytetarët nuk janë budallenj, kanë sy të shikojnë dhe veshë të dëgjojnë. Por edhe mend, që të kujtojnë. Dhe kur flet Tritani, kujtesa bëhet vërtetë shumë e rëndësishme..

Marrë nga faqja në Facebook e Flamur Golemit