Lifestyle Te gjitha TIP top

Deputeti Ervin Bushati: Gruan e falenderoj që m’i plotësoi dëshirën mamasë


Deputeti Ervin Bushati ishte i ftuar në “Kush vjen për drekë” ku përveçse gatoi, foli edhe për familjen. Foli për tre djemtë e tij: Alfred 6 vjeç, Matias 4 dhe Tom 6 muajsh. Për të madhin tregoi edhe historinë e emrit, të cilën disa edhe e dinë. “Të madhin e quajtëm Alfred dhe ishte dëshira e nënës time që ta quanim si babai im që nuk jeton më. Për këtë unë falenderoj nusen time, të dashurën që e plotësoi dëshirën e mamasë. Kurse të dytit pastaj ia vuri ajo”, tregoi deputeti.

(Matias, Alfred dhe Tom, foto nga Facebook-u)
(Matias, Alfred dhe Ervin Bushati, foto nga Facebook-u)

Diçka që na ra menjëherë në sy teksa Ervini gatuante ishte verorja në dorën e tij. “Mamaja ma vuri që në datën 1 mars. Po kam dëgjuar që ka hyrë edhe në UNESCO zakoni i verores. Për ta hequr pastaj, e heq, kur më thonë: Ore akoma me verore ti”, tha Ervini.

(Matias dhe Ervin Bushati, foto nga Facebook-u)
(Ervin Bushati, Arjola Shehu dhe Blerta Tafani, foto nga Instagrami)

Njerëz të një besimi të caktuar e vendosin në 1 mars, kurse të tjerë në 13 mars, për ta hequr dihet se e presim dhe e varim te një pemë, kur përballemi me dallëndyshen e parë. Ky në fakt është edhe qëllimi i këtij rituali. Të ndihmojmë dallëndyshen që të ndërtojë folenë.

Ata janë një familje e madhe dhe nëna e tij do ketë pasur shumë verore për të bërë./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]