Aktualitet

Deputeti Dashamir Tahiri: Pse duan të ma heqin mandatin?

Deputeti Dashamir Tahiri: Pse duan të ma heqin mandatin?

Deputeti i opozitës Dashamir Tahiri e ka cilësuar përpjekje per te vendosur balance politike, konkluzionin e Prokurorisë se Përgjithshme se ai nuk mund të ushtrojë më funksionin e deputetit.

Ai ka sqaruar edhe dy çështjet ne Itali, per te cilat Prokuroria ka arritur ne përfundimin se duhet t’i ndërpritet mandati. Sipas Tahirit, nuk ka asnjë procedim apo vendim nga drejtësia italiane per çështjen e parave te falsifikuara, ndërkohe qe vendimi per dokumentet e falsifikuara është marrë në mungese e ai s’ka pasur dijeni dhe ka nisur procedurat, duke dorëzuar pranë autoriteteve italiane vërtetimin se patenta nuk ka qene e falsifikuar. Tahiri tha se nuk është e arsyeshme për të hequr mandatin dhe e quajti absurde masën e prokurorisë.

Të mos harrojmë se një dite me pare Prokuroria njoftoi se per shkak te ligjit te dekriminalizimit, deputeti Dashamir Tahiri humbet mandatin e deputetit, po ashtu mandatin e humbasin edhe deputeti Shkëlqim Selami dhe kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.