• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Web TV

    Deputetet turke kapen prej flokësh


    Një deputete e Parlamentit të Turqisë i ka vënë prangat vetes, në shenjë proteste kundër paketës së reformave, që presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.

    Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohet autoriteti i Erdoganit.

    Po ashtu, në Parlament ka ndodhur dhe një rrahje e femrave deputete, ndëra dy prej tyre kanë përfunduar në spital.

    Deputetja Pervin Buldan, nga një parti pro-kurde, është dërguar në spital së bashku me deputeten e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc.

    Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë përfudnuar me rrahje.

    Partia e Erdogan, e cila e udhëheq qeverinë, thotë se Turqisë i duhet presidencë e fortë. Kritikët theksojnë se ndryshimet do t’i japin shumë autoritet Erdoganit.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690