Aktualitet

Deputetët që do përfaqësojnë opozitën në parlament

Deputetët që do përfaqësojnë opozitën në

Jo të gjithë deputetët kanë pranuar të djegin mandatet e tyre. Të paktën deri tani nuk kanë ndryshuar mendje deputetja demokrate Rudina Hajdari, as Myslym Murrizi nga radhët e PD-së dhe Lefter Koka nga LSI. Përkundrazi, ata vazhdojnë të mbajnë të padorëzuar mandatin e deputetit. Por ku janë ata aktualisht dhe çfarë po bëjnë?

Rudina Hajdari, postimin e fundit e ka bërë rreth një ditë më parë, ku tregon se ndodhet në Bruksel për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të vendit në rrugën drejt BE-së. Rudina mungoi në mbledhjen e PD-së dhe kur deputetë të tjerë hodhën firmën, pikërisht nga këto takime me dobi për vendin.

Deputeti Myslum Murrizi gjithashtu nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e PD-së kur u vendos për mandatet, as tek firmosjet e tyre dhe dje u tha se ai e ka fikur telefonin dhe nuk ka shkuar fare në Seli. Sot nuk ka ende reagim të tij.

Image result for Myslym Murrizi

Ndërsa deputeti i LSI-së Lefter Koka, e ka shprehur hapur qëndrimin e tij se nuk do të djegë mandatin, që ja ka dhënë populli, siç thotë vetë kryetarja e LSI-së, ato vota që i kanë marrë me gjak./ Copyright. Tiranapost.al. E.B

Image result for Lefter Koka

http://www.tiranapost.al/edhe-deputetet-e-lsi-djegin-mandatet-lefter-koka-nuk-ndryshon-qendrim/

http://www.tiranapost.al/pd-ka-probleme-rudina-hajdarin-dhe-myslim-murrizin-qe-ka-thene-jo-dhe-ka-fikur-telefonin/