Politikë Te gjitha

Deputetët francezë në Tiranë: Nuk ndërhyjmë, palët të gjejnë zgjidhje!


Dy deputetë francezë kanë zhvilluar një vizitë në Tiranë. Jacques Maire dhe Liliana Tanguy janë takuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeten Blerina Gjylameti në Kryesinë e Kuvendit. Ata thanë se qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa kanë komentuar edhe krizën politike në vend.

“ Kemi ardhur edhe për të diskutuar për situatën politike. Është e rëndësishëm të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime të detajuara pas zgjedhjeve evropiane. Gjatë takimeve tona në Shqipëri kemi pasur takime edhe me qeverinë dhe me opozitën. Ne e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Por unë mendoj që për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën Shqipëria për reformat, sidomos për reformën në drejtësi që është ekzemplere. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë.”- tha deputeti francez Jacques Maire.

Në këto kushte që është Shqipëria, a është gati Franca të thotë PO në qershor?

Nuk mendoj se përgjigja është kur Franca do të thotë PO, por kur do të jetë gati Franca për tu shprehur.  Se kur Franca do të jetë e gatshme të thotë se kur Shqipëria do të jetë pjese e BE nuk është një risi, por është një pikë shumë e rëndësishme. Nëse zgjerimi do të ishte diçka për të frikësuar qytetarët për zgjerimin e BE, edhe kjo mund të ndodhë. Përpjekja jonë është letra e Macron, kjo do të thotë që të kemi një komision të ri, një parlament të ri dhe një këshillë të re gjithashtu, një shumicë progresiste në Evropë, sepse po të kemi një mazhorancë të ekstremit të djathtë do të kemi më shumë probleme në Evropë”, shtoi ai

Taulant Balla u shpreh se Franca mbështet e hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Unë jam i sigurtë që do të hapen negociatat në muajin Qershor me Bashkimin Europian. Franca e mbështet procesin e Integrimit të Shqipërisë“, deklaroi Balla./Tiranapost/A.C