• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Deputetët anglezë kundër një referendumi të dytë! Por paqartësinë e tyre e komenton edhe presidenti Trump


    Deputetët anglezë votuan këtë pasdite kundër tërheqjes së nënit 50, për të mbajtur një referendum të dytë. Sipas votimit, 85 vota ishin në favor të referendumit të dytë dhe 334 kundër, pra me një diferencë prej 249 votash. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk mund të shtrohet sërish në votim, pasi nuk dihet se si do shkojë debati për Brexit. E ndërsa për procesin e tejzgjatur, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili nga zyra Ovale tha se Brexit po dëmton shumë vende.

    “Unë nuk jam i sigurt nëse ndonjëri e ka idenë se çfarë po ndodh me Brezit. Është një gjë shumë komplekse. Po dëmton shumë vende dhe është turp. Megjithatë mendoj se duhet të mbajmë të njëjtën korsi”.  Kujtojmë se Trump i ka premtuar Anglisë një marrëveshje të mirë tregtare sapo të largohet nga BE. / Tiranapost.al. E.B

    (Picture: BBC News)

    Layla Moran Verified account @LaylaMoran Follow Follow @LaylaMoran More Voting for a #PeoplesVote. Where is the rest of the Labour Party? A few notable exceptions but...

    Image result for trump from oval office