Aktualitet Te gjitha

I dënuar me burg përjetë, gjykata e Hagës refuzon ekstradimin e Arben Frrokut


Gjykata e Apelit të të Drejtave të Njeriut në Hagë ka refuzur kërkesën  e Shqipërisë për ekstradimin e Arben Frrokut, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Refuzimi i ekstradimit të Frrokut është konfirmuar për mediat nga avokati i tij Tonin Prendi.

Në vendimin e Gjykatës së Hagës, shkak për vendimin për mosektradim është bërë është bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri.

Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e Rënda, për akuzat për vrasjen e kryekomisarit dhe pas vendimit ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi. Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm

Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke. Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë. Arben Frroku ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut dënimin me burg përjetë, por çështja nuk është marrë akoma në shqyrtim. Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit Mark Frroku/Tiranapost/A.C