AktualitetTe gjitha

Denoncoi zhdukjen e shokut, arrestohet si autor i dyshuar


Policia e Kurbinit ka arrestuar një 30 vjeçar pasi dyshohet se është autori i zhdukjes së shokut të tij.

Aleksandër Fadili, banues në Peqin, ka denoncua në polici humbjen e shtetasit Fatjon Fejzillari me të cilin ishin larguar së bashku për në Lezhë për të shitur perde dhe çarçafë.

Sipas familjarëve, Fejzillari kishte me vete një  shumë prej 2 milionë e 600 mijë lekësh. Ka qenë Fadili ai i cili ka bërë i pari denoncimin për humbjen e shokut të tij që prej 29 prillit. Gjithashtu në deklaratën e 30 vjeçarit thuhet se dy të rinjtë, pasi mbërritën në Lezhë u ndanë dhe se do takoheshin përsëri pasi të mbaronin punë, në mënyrë që të ktheheshin në Peqin, ku edhe banonin. Po sipas dëshmisë së Fadilit, gjysma e shumë së 2.6 milion lekësh ishte e tij.

Pas një pune hetimore prej 2 javësh policia arrestoi 30 vjeçarin Aleksandër Fadilin i cili dyshohet se është dhe autori i zhdukjes së shokut të tij, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen trupit të pajetë./Tiranapost.al