Aktualitet

Denar Biba ironizon marrëveshjen Rama-Basha

Është pikërisht marrëveshja mes Ramës dhe Bashës që e largon kryetarin e KQZ-së Denar Biba nga posti që ai mbante, për tu emëruar kështu në vend të tij Klement Zguri, i propozuar kreu i PD-së.

Biba në një status në facebook ironizon marrëveshjen Rama-Basha duke e cilësuar si "ndryshimi i kuajve në mes të lumit".

Ja çfarë shkruan Denar Biba në facebook.

Sipas ligjit të Merfit, "nëse dicka e keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm".

Ja kështu edhe ky "ndryshim kuajsh në mes të lumit", i padëshiruëshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit.

Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor, dhe une e kam të provuar mëse njëherë këtë."

Pak më parë ai i paraqiti edhe dorëheqjen kreut të Kuvednit, Ilir Meta ku në të shkruante se donte ta jepte dorëheqjen përmes një letre me një tjetër përmbajtje./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

letr