SPORT

Dëmtohet Arlind Ajeti

Dëmtohet Arlind Ajeti.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të mungojë në ndeshjen ndaj Kievos pasi ka marrë një goditje në pulpë.

Nga analizat e bëra është zbuluar edhe shkalla e dëmtimit ku pritet të mungojë për gati 5-7 ditë.

Ajeti ndjen dhimbje të mëdha në pulpën e majtë dhe gjatë gjithë kësaj jave do të kryejë terapi për të kaluar këtë dëmtim.