Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Demi Moore vidhet aty ku s’ia priste mendja


Policia e Los Angeles ka vënë në pranga një burrë që mendohet se ka vjedhur 160 mijë dollarë nga karta e kreditit të aktores Demi Moore. Mësohet se hapi i parë që ka bërë është deklarimi si të humbur të kësaj karte, më pas ka kërkuar një të re dhe pasi ka marrë të renë i ka shpenzuar paratë për disa javë në dyqane të ndryshme në Los Angeles.

Identiteti i tij është zbuluar përmes kamerave të sigurisë në disa dyqane.

Kujt do t`ia merrte mendja se ka edhe vjedhje të tilla? Ndërkohë që siguron llogarinë bankare, çantën apo derën e shtëpisë, dikush të vjedh nga karta.

Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]