• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Dëmet e shkaktuara nga tërmeti, Ministria e Financave: Fondet janë gati


    Pas tërmetit të fuqishëm që “shkundi” mesditën e sotme Tiranën dhe Durrësin, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë zhvilloi në mbrëmje një mbledhje urgjente. Ministria thotë se edhe pse është ende herët për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga tërmeti, fondet për ti bërë ballë këtyre dëmeve janë gati.

     

    “Nisur nga tërmeti i ndodhur sot dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në banesa, ambiente publike dhe biznese, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë dhe strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekjin të gjithë situatën në kohë reale. MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren për t’u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore. Edhe pse keto struktura po evidentojne dëmet në terren është ende herët për të llogaritur efektetfinanciare të këtyre dëmeve. Gjithashtu ju bëjmë me dije se MFE disponon të gjithe fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore”, thuhet në komunikatë.

    Në fund të deklaratës për shtyp Ministria e Financave dhe e Ekonomisë thotë se është duke u kordinuar edhe me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për për të bërë verifikimin e gjëndjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]