• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Dembele mendon largimin, nis negociatat me dy klube europiane


    Aventura e Ousmane Dembele te Barcelona po shkon drejt fundit.

    Sulmuesi francez ka qënë tepër “difektoz” në eksperiencën te katalanasit, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë.

    Por kjo nuk e ndalon Dembele që të bëj pjesë në listën e dëshirave të shumë klubeve europiane. Dhe në fakt, sipas asaj që raporton “El Desmarque”, 22-vjeçari mund të transferohet në Premier League.

    Ish agjenti i tij, kur Dembele ishte pjesë e Borussia Dortmund tregon se lojtari ka nisur bisedimet me Chelsea dhe Manchester City. Negociatat janë në periudhë fillestare, teksa akordi mund të arrijë që në merkaton e janarit.

    Shifrat mbeten enigmë, por besohet se Barcelona do ta lejojë sulmuesin që të largohet në formulën e huazimit me të drejtë shitje në fund të sezonit./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post