Aktualitet

Delegacioni i SHBA takohet me përfaqësues të opozitës jo me kryetarin Basha

Delegacioni i senatorëve amerikanë i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, me mision mbledhjen e fakteve për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, pas takimit me Metën janë pritur në selinë Qëndrore të PD, nga disa përfaqësues të kësaj force.

Dallon fakti se në këtë takim nuk ka qenë prezent vetë kryetari Basha, por një grup deputetësh së bashku me një këshilltar të Bashkisë së Tiranës. Delegacion prej katër senatorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tilis janë njohur me shqetësimet e opozitës që i prezantoi nënkryetari i PD, Edi Paloka. Ky i fundit ka thënë se vizita e senatorëve është dëshmia më e mirë e mbështetjes dhe interesit të SHBA-së, për krizën ku ndodhet vendi.

Gjithashtu, Paloka i ka përcjellë senatorëve shqetësimet e tij për procesin zgjedhor të 25 Qershorit duke u shprehur se ishin paratë e drogës dhe të krimit që blenë zgjedhjet dhe mbajtën në pushtet Ramën, duke e cilësuar këtë shqetësim jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal. K.H/ tiranapost.al