Aktualitet

Delegacioni i BE-së në Kosovë. Thaçi-Juncker konferencë të përbashkët

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mban një konferencë të përbashkët me Presidentin i Komisionit Europian Jean Cloude Juncker. Duke folur para mediave Thaçi tha se Kosova është e përkushtuar për dialogun Kosovë- Serbi dhe se do merren masat që lëvizja e lirë e shtetasve të Kosovës pas liberalizimit të vizave të mos keqpërdoret.

"Presim trajtim të barabartë, vizita juaj na shtyn drejt përmbushjes së qëllimeve me projektet tona. Jemi të përkushtuar ndaj dialogut Kosovë- Serbi", tha Thaçi. Ndërsa Juncker tha se duhet votuar sa më shpejt demarkacioni me Malin e Zi çka u shty edhe sot dhe u la për javën tjetër.

"BE vlerëson shtetin e së drejtës, Kuvendi duhet të marrë vendimin për Demarkacionin, vetëm kështu do sigurohet liberalizimi i vizave. Marëdhëniet Kosovë Serbi duhet të kalojnë në një fazë tjetër. Duhet të unifikojmë vlerat e BE në gjithë rajonin. Të thellohen reformat për shtetin e së drejtës", tha Juncker.  Vizita e Juncker në Kosovë vjen pasi u largua nga Shqipëria, si pjesë e një turi ballkanik për të vëzhguar nga afër vendet që aspirojnë për tu futur në BE. Tiranapost.al E.B