Aktualitet

Del shkaku: Nxënësit në Postribë u helmuan nga ushqimi me salmonelë i “Fast-Food”-it

Del shkaku: Nxënësit në Postribë u helmuan nga ushqimi me

Helmimi i 60 nxënësve të shkollës "Adem Haxhia" në Postribë u shkaku nga ushqimi me salmonelë. Pas rezultateve të analizave, Drejtoria e Shëndetit Publik bën me dije se në ushqimet e konsumuara nga nxënësit ka patur prezencë të lartë të salmonelës.

Drejtoria e Shëndetit Publik mori mostrat e kampionëve të ushqimit ku pas verifikimeve doli prani e lartë e salmonelës.

Ngjarja u shënua rreth 1 javë më parë, pasi nxënësit e helmuar kishin ngrënë ushqim të shitur nga një kioskë “Fats-Food” përballë shkollës. Nxënësit të moshës 10-12 vjeç shfaqën të vjella, temperaturë dhe marrje mendsh./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/informacion-zyrtar-per-helmimin-e-nxenesve-ne-shkollen-ne-shkoder/