Aktualitet

Del raporti i Helsinkit: Pasuria, kriteri që dogji më shumë gjyqtarë e prokurorë në Vetting

Del raporti i Helsinkit: Pasuria, kriteri që dogji më shumë

Nga 186 vendime që ka dhënë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për gjyqtarët e prokurorës gjatë rivlerësimeve të tyre nga Vettingu, rezulton se 60 gjyqtarë/ prokuroë janë shkarkuar nga detyra pasi nuk kanë kaluar kriteret e rivlerësimit, duke ngecur tek pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizmi, në disa raste tek të tri kriteret. Këro shifra janë publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për peridhën Shkurt 2018- Korrik 2019. Nga 186, rezulton se 76 janë konfirmuar në detyrë. Për pjesën tjetër, është pushuar apo ndërprerë procesi i vettingut si rezultat i dorëheqjes apo daljes në pension.

Sipas Komitetit të Helsinkit: për 62 raste, Komisioneri Publik ose vetë subjetki ka ushtruar të drejtën e ankimimit në KPKA ( Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.  Deri në fund të muajit Korrik, Kolegji është shprehur me vendim për gjysmën e ankimeve të bëra, përkatësisht për 31 raste. 

Komiteti i Helsinkit publikon shifrat përmes raportit të shpërndarë edhe në faqen zyrtare në Facebook: 

Statistika lidhur me ecurinë e procesit të vettingut Shkurt 2018 – Korrik 2019. Gjatë periudhës Shkurt 2018 – Korrik 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rezulton të ketë dhënë 186 vendime për subjektet e vettingut, nga 800 gjyqtarë, prokurorë apo ndihmës ligjorë që janë në sistem. Nga këto, rezulton se 60 gjyqtarë/prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 76 janë konfirmuar në detyrë, ndërkohë që për pjesën tjetër është pushuar apo ndërprerë procesi i vettingut si rezultat i dorëheqjes apo daljes në pension. Për 62 raste, Komisioneri Publik ose vetë subjekti, ka ushtruar të drejtën e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Deri në fund të muajit Korrik, Kolegji është shprehur me vendim për gjysmën e ankimeve të bëra, përkatësisht për 31 raste. Kliko këtu për raportin e plotë./ Tiranapost.al. E.B