• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech Video

    VIDEO/ Del në rrugë makina e parë që ecën vetë…


    Kompania ‘Uber’ ka nxjerrë në rrugë një flotë makinash të cilat ecin vetë, pa patur nevojën e shoferëve. San Francisko është qyteti i dytë në SHBA, ku ‘Uber’ ka vënë në lëvizje makinat që ecin vetë. I pari ishte Pittsburgh. Një zyrtar i kompanisë ‘Uber’ ka thënë se San Francisko është një nga qytetet më sfidues për një makinë që ecën vetë, pa nevojën e shoferit. Kjo për arsyen sepse ka shumë pengesa, duke përfshirë këtu edhe makinat me kabllo, të cilat janë unike në këtë qytet.

    Një tjetër pengesë e mundshme është se sinjalet e GPS janë të dobëta pasi ndërtesat janë shumë afër njëra-tjetrës dhe shumë të larta.

    Kjo ‘auto-makinë’ është ndërtuar nga Volvo dhe më pas i është shitur kompanisë ‘Uber’, e cila i ka vendosur makinës sistemet e saj hardware dhe software.

    Makinat që ecin vetë reduktojnë edhe kostot dhe rrisin të ardhurat, kjo sepse kjo makinë do të vendoset aty ku janë kërkesat më të mëdha, sigurisht për tu përdorur edhe 24 orë në 7 ditë. Por kryesorja është që këto makina nukkanë nevojë për shofer, kështu që përfitimi është i lartë pasi nuk do keni nevojë të paguani sigurimin e shoferit, që në botë është shumë i kushtueshëm.

    makina-qe-ecen-vete1