Showbiz

Del me Bella-n, shkon në festa me Kendall dhe punon me Naomi-n. Kush është Derek Blasberg, burri që e duan të gjitha pranë?

Del me Bella-n, shkon në festa me Kendall dhe punon me Naomi-n. Kush

Edhe pse mbase s`ke dëgjuar e lexuar shumë për 37-vjeçarin Derek Blasberg kokën e modës dhe të bukurës, partner me YouTube, ai është personazh. Puna e tij aktuale është të ndihmojë njerëzit të krijojnë video me përmbajtje të bukura për platformën e YouTube. Është gjithmonë në radhë të parë, përkrah figurave ikonë si Kate Moss apo Julianne Moore. Pastaj shfaqet në festa me Serena Williams, Jennifer Lawrence, Kendall Jenner dhe motrat Bella e Gigi Hadid.

How Derek Blasberg Became The Most Connected Man In Fashion

Të thuash që Derek ka lidhje të mira me Vipat është nënvlerësim. Ai jo vetëm i njeh të gjitha, por atë e duan të gjitha.

Gwyneth tha njëherë se u dashurua me të në 10 sekondat e para që e takoi, por s`mund të përcaktonte se çfarë e bëri konkretisht ta dashuronte.

How Derek Blasberg Became The Most Connected Man In Fashion

Po kush është e ç`bën tjetër ky djalë?

Derek u transferua nga St Louis në New York kur ishte 18 vjeç për të studiuar. “E dija që do ishte e vështirë. Nuk kisha askënd në New York, as familjen, as miq, as ndonjë xhaxha a dajë. Nëna më tha të mos e merrja me frikë se njerëzit lëvizinin vazhdimisht drejt New York-ut”, ka treguar në një intervistë Derek.

Puna e tij e parë pas përfundimit të studimeve ishte si asistent në Vogue America në vitin 2004. Nga atje e pushuan. “Më pushuan nga puna se jam një asistent i tmerrshëm. Ky pozicion hierarkik nuk bën për mua”, ka thënë Blasberg në lidhje me punën e parë.

Derek Blasberg ka botuar edhe librin e parë në 2010-ën “Classy: Exceptional For The Very Extreme Modern Lady). Më pas u bë redaktor i Harper`s Bazaar.

Ish-kryeredaktorja Kristina O`Neill e ka krahasuar atë me Beyonce-n. “Derek është si Beyonce, ka më shumë orë në ditën e tij sesa shumica e njerëze të tjerë”.

How Derek Blasberg Became The Most Connected Man In Fashion

Në 2015-ën lëvizi nga Bazaar në Vanity Fair për ta lënë një vit më pas. Në 2016-ën iu bashkua CNN Style dhe që prej 2018-ës është partner i YouTube.

Derek është mik i të gjithëve jo vetëm prej energjisë dhe aftësisë për të folur me 5 miq njëherësh, është mik i të gjithëve se di të dëgjojë të tjerët kur kanë probleme dhe sigurisht të mbajë sekrete.

*Ky post u përshtat nga Elle dhe u realizua nga Fabjola Hije