• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Del ekspertiza mjekoligjore për Admir Muratajn, zbulohet distanca nga u qëllua


    Rreth 1 muaj e gjysmë pas grabitjes së Rinasit ekspertiza ka dalë në përfundimin se Admir Murataj u qëllua nga një distancë prej rreth 15 metrash.

    Në këtë konkluzion dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore, ndërsa ekspertiza tashmë ndodhet në duart e Prokurorisë së  Krimeve të Rënda që po vijojnë hetimet.

    Në bazë të dokumentit, predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë.

    Gjykata e Krimeve të rënda mbylli dje çështjen për grabitësin që mbeti i vrarë më 9 prill, pasi Mjekësia Ligjore dorëzoi certifikatën e vdekjes.

    Ndërkohë që ende nuk është zbardhur e gjithë ngjarja për mënyrën sesi mbeti i vrarë Admir Murataj. Në fillim të muajit maj familjarët e Admir Muratajt paditën efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH-në), pasi kërkonin hetim të thelluar mbi rrethanat, ku mbeti i vrarë./ Tiranapost.al

    Pushohet çështja ndaj Admir Murataj, zyrtarisht i pajetë

    Foto/ Në vendin ku u vra grabitësi Admir Murataj, tani ka një përkujtimore

    Familjarët padisin FNSH-në për vrasjen e Admir Muratajt