Aktualitet

Dekonspiruan operacionin për kapjen e tre oficerëve (që sot janë në arrati), Xhafaj padit prokurorë dhe policë

“Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa kërkon hetimin e të gjithë atyre që kanë pasur dijeni për urdhërarrestin ndaj Jaerd Çelës, Gjergji Kohilës dhe Sokol Bodes, të tre ish-drejtues të policisë së Vlorës”, raporton Report Tv. Sipas kallëzimit të ministrit Xhafaj këto dekonspirime kanë ndikuar dhe në mos arrestimin e ish-drejtuesve të policisë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Kjo është paralajmëruar edhe nga kryeministri Rama në datën 24 nëntor të vitit te shkuar teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “360 grade” të Artur Zhehit.

“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa do të nisë nesër një kallezim penal për dekonspirimin e aksionit të policisë për arrestimin e 3 ish zyrtareve të lartë. Behet fjale për tre ish shefa të policisë, Jaeld Çela, ish-shefin e Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila dhe ish-Shefin e Postës Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode”,  tha Rama në emision.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për dekonspirim operacionesh nga Prokuror të Krimeve të Rënda dhe Prokurorë të Elbasanit gjatë operacionit për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë së Vlorës të përfshirë në kultivim dhe trafikim kanabisi. Xhafa kërkon dhe hetim për zyrtarë të prokurorisë që kanë publikuar të dhëna hetimi. Sipas kallëzimit të Xhafës, Prokuroria Elbasan ka nxjerrë në media akte sekrete të komunikimit mes drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe prokurorëve të Rrethit Gjyqësor Elbasan. /Tiranapost.al