Aktualitet

Dekonspirimi/ Mustafa Nano fajëson mediat. Armand Shkullaku: Kërkoni kot fajtor se është vetëm një

Analisti Mustafa Nano duke komentuar çështjen e dekonspirimit të operacioneve policore në emisionin “Opinion” është shprehur se media dekonspiron operacionet.Sipas,tij rrjetet mediatike kanë faj kur japin çdo lajm që jep të dhëna të brendshme për një hetim në vazhdim e sipër.

Por, gazetari Armand Shkullaku ka replikuar me Nanon duke u shprehur se tashmë nocioni i dekonspirimit ka humbur në Shqipëri, pasi policia në vetvete funksionon si një organizatë kriminale. Sipas tij i vetmi fajtor për këtë situatë është kreu i qeverisë Edi Rama.

 “Ç’kuptim ka dekonspirimi në një vend ku e gjithë policia vepron e gjitha si organizatë kriminale?! Ku ministri i brendshëm është i dyshuar, kur shefat e policisë në kërkim janë zhdukur. Ne tani diskutojmë kush e nxori lajmin. Këtu është gjithë shteti që ka marrë fund. Ky është skandal që se di si qëndron qeveria në këmbë. Për Shqiperinë është unikale dhe për Europën. Përgjimet e reja që dolën. Ai tha se ka dalë vetëm një herë. Nga përgjimet e reja doli që ai ka ik nga Vlora në Bari nga Bari në Romë dhe me atë makinë ka ardhur në Shqipëri. Edi Rama të lërë Akademinë e Shkëncave dhe të merret me këtë punë. Se ke drejtuar 4 vjet me këtë polici. S’ka asnjë që mund të më bindë që këto para nuk kanë shkuar lart.”- është shprehur Shkullaku. /tiranapost.al