Aktualitet

Deklarata e Erdogan që shokoi BE-në; Mendova se ishte zhdukur nazizmi në Gjermani

Arrestimi i gazetarit gjerman, grushti i dështuar i shtetit dhe së fundmi "Gjermania është akoma vend nazist", janë këto ngjarje kryesore që kanë acaruar marrëdhëniet Turqi- Gjermani, Erdogan mban meritat për të gjitha dhe duket se atij i intereson vetëm referendumi që i jep atij fuqinë e një sulltani të vërtetë.

Presidenti i Turqisë ka akuzuar Gjermaninë se po bën veprimeve naziste me Turqinë. Ai duket se goditi fort me deklaratën e tij pasi u anuluan mitingjet e projektuara për votuesit turq në Gjermani para se të mbahet referendumi që mund ti japë atij më shumë fuqi.

"Mendova se nazizmi kishte përfunduar në Gjermani. Rezulton se ajo është ende, qartë dhe i dukshëm. "

Vërejtjet e Erdoganit kanë acaruar  dhe shokuar të gjithë anëtarët e  BE-së.  Edhe kancelari austriak Christian Kern ka bërë thirrje për një ndalim të gjerë të BE-së në paraqitjet e fushatës nga politikanët turq për të shmangur vendet anëtare  që mund të presionohen nga Ankaraja. Kern gjithashtu tha se bisedimet e Turqisë me BE-në duhet të ndërpriten menjëherë.

erdogani

Ministri i Ekonomisë të Turqisë ka shkuaj përtej pritshërive. Edhe pse takimi në Këln u anulua ai mbajti një fushatë në mesin e 1.5 milionë turqve që të votojnë në referendumin e prillit që i jep fuqi Erdoganit. Por në të gjithë Evropën ka nervozizëm dhe kjo ka filluar që pas grushtit të shtetit të dështuar të Erdogan.

Edhe arrestimi i gazetarit me dy nënshtetësi, gjermane dhe turp me pretendimin se ka nxitur urrejtje, ka tensionuar marrëdhëniet Turqi-Gjermani.

Qeveria turke ka akuzuar raportuesin si anëtar i grupit ose militant i PKK. Erdogan e ka quajtur gazetarin që punon në gazetën më të mirë gjermane Die Welt  një "agjent gjerman" duke akuzuar edhe Gjermaninë si vendi që ka ndihmuar dhe strehuar terroristët. Zyrtarët gjermanë thanë  se akuza të tilla janë absurde.