Aktualitet

Dekanët e UT mbështesin pezullimin e rektorit Koni: Ja shkeljet e bëra

Dekanët e UT mbështesin pezullimin e rektorit Koni: Ja shkeljet e

Katër dekanët e Universitetit të Tiranës të Tiranës kanë dalë në mbështetetje të vendimit të ministres Besa Shahini për pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në një deklaratë për mediat mbi pezullimin nga detyra të Mynyr Konit, Dekani i Ekonomit, Dhori Kule tha se vendimi i ministres Shahini ishte një vendim efiçent.

“Komentet edhe interpretimet politike kanë vonuar zgjidhjen e problemit në Universitetin e Tiranës. Shahini është e ftohtë në vlerësimin e ligjit dhe arriti të marrë një vendim efiçent. Do të ndihet shumë shpejt efekti pozitiv i ngërçit që ka pasur UT. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen. Konstatimet e shkeljeve janë bërë nga KLSH.Vetëm administrata e Universitetit të Tiranës ka ezauruar mbi 80 lëvizje, mobilitete, ku në një Fakultet nga më të rëndësishmit ka pasur vetëm katër. Nuk i justifikon kush shkelje të tilla. Është shpërdorim i buxheteve që Europa ka dhënë në dispozicion të Universitetit. Kam konstatuar këto ditë që pothuajse të gjithë thonë se është jo vetëm vendim dhe qëndrim i mirëpritur por shumë i vonuar. Kam bindjen se situata do të shkojë jashtëzakonisht pozitivisht për funksionimin e Universitetit të Tiranës”, tha Kule.

Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha tha se vendimi është i vonuar.

"Është e vonuar ministria e Arsimit në nxjerrjen e këtyre rezultateve por populli thotë më mirë vonë se kurrë. Ajo që ka kërkuar ministrja ne vlerësojmë dhe është në përputhje me Autonominë Universitare. Janë nënshkruar kontrata në Rektori, po kjo është në kompetencë na është kërkuar dhe në por nuk kemi bërë. Janë marrë njerëz në punë, janë kryer veprime të hapura në kundërshtim me ligjin.Sot ishte një akt përgjegjësie për të vazhduar veprimtarinë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutës. Ky është një veprim që do e ndihmojë UT. Sot që ne flasim nuk ka një shërbim elektronik në shërbim të studentëve dhe pedagogëve për shkak të “kontradiktave” që krijoheshin artificialisht"

Pas pezullimit nga detyra të rektorit të UT Mynyr Koni, MAS ka komanduar zv.rektorin Bernard Dosti në krye të Universitetit të Tiranës . Ministrja pezulloi të shtunën nga detyra rektorin Koni, ndërsa i kërkoi presidentit shkarkimin e tij./Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/pezullimi-i-mynyr-konit-ja-kush-komandohet-rektor-i-universitetit-te-tiranes/