Aktualitet

Degjeneron Arben Derhemi, sulmon si të shitur aktorët që u dolën pro teatrit të ri

Edhe pasditen e sotme nje grup i vogel artistesh protestuan për çështjen e teatrit të ri Kombëtar. Ata sulmuan këtë pasdite kolegët e tyre të cilët janë shprehur në favor të ndërtimit nga e para të një godine për Teatrin Kombëtar, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta. Ajo që ra në sy ishte degjenerimi gjer në fyerje personale kundrejt kolegëve.

Aktori Arben Derhemi që është kryetar i Sindikatëssë Artistëve të TK-së, sulmoi direkt aktorin Artan Imami, por jo vetëm, që sipas tij do të përfitojë nga Ministria e Kulturës. “Dy fjalë për ata që kishe mbledhur sot atje, meqë na akuzove për PD-istë. Njëri të bën fushatë elektorale në Ersekë, Tjetri të bën fushatë elektorale në Tiranë, tjetri do të bëhet drejtor i amfiteatrit që ti sapo bëre dhe del atje dhe flet. Njëri do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për marrjen dhe për mbledhjen e fondeve për të drejtat e autorit, quhet Artan Imami, na vinte këtu dhe na mblidhte firma. Na mblidhte firma të dashurit e mi, që sot del dhe thotë: Skeni turp. Ai njeri do të përfitojë nga Ministria e Kulturës sportelin e vetëm të mbledhjes së të drejtave të autorit, që ta dini mirë”, tha Derhemi./ Tiranapost.al