Tech

Defekti me “FaceTime”, djali që na shpëtoi nga përgjimi shpërblehet nga Apple

Defekti me “FaceTime”, djali që na shpëtoi nga

Apple ka shpërblyer një adoleshent nga SHBA, pasi zbuloi një të metë në sistemin e sigurisë në aplikacionin “FaceTime” të Apple. Nuk dihet konkretisht dhurata që kompania amerikane i ka bërë 14-vjeçarit Grant Thompson, por sipas BBC, besohet se ka paguar për shkollimin e tij.

Adoleshenti zbuloi se mund të përgjonte personat që iu shkonte thirrja në FaceTime për bisedë në grup, edhe nëse këta të fundit nuk e kishte pranuar ende telefonatën.

Pas njohjes me rastin, Apple çaktivizoi opsionin e bashkëbisedimit në grup mes disa personave në FaceTime./Tiranapost/A.C