Aktualitet

Dëbora nis sot, këto janë zonat ku do të arrijë deri në 70 cm

Bëhuni gati sepse nga sot pasdite temperaturat do të ulen dhe për ata të cilët kanë qejf dëborën, as ajo nuk do të mungojë në disa zona të vendit.

Sipas Meteoalb, si pasojë e temperaturave të ulta sot dëborë pritet në zonat e thella në Veri – Verilindje ku mesatarisht do të bien 50 – 70 cm dëborë deri mesnatën e së premtes.

Por pjesa tjetër e zonave malore, do ketë dëbore të pakët në zona të izoluara gjatë ditës së sotme ndërsa nesër, kryesisht pasdite dhe në vijim deri mesnatën e së premtes, parashikohet të bien nga 20 deri ne 35 cm dëborë. Zonat Juglindore mbeten me dëborë të pakët edhe orët e para te se shtunes./TrianaPost.al

26167521_1505405972880038_5368098692892342555_n