• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Dëbohen nga Franca 60 shqiptarë që kërkonin azil


    60 shqiptarë janë riatdhesuar sot në Aeroportin e Rinasit, pasi kishin kërkuar azil në Francë.

    Lajmi u njoftua nga zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, që tha gjatë një prononcimi për mediat se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë.

    “Gjithë qytetarët e Shqipërisë që të respektojnë lëvizjen jashtë territorit në zonë Shengen. Kjo për faktin se është një kosto e madhe për ta. Është një rrugë jo e drejtë dhe nuk i çon asgjëkund, penalizohen dhe nuk lejohen të udhëtojnë në shtetet e zonës Shengen. Operacioni i Francës do të vazhdojë në kuadër të vizitës së ministrit të Brendshëm shqiptar në Francë para disa kohësh me ministrin e Brendshëm francez, ku u dakordësua që procedurat e riatdhesimit do ishin më të shpeshta. Ndaj ju lutem qytetarëve shqiptarë, është e drejta e tyre të migrojnë, por të zgjedhin rrugën e migrimit të sigurtë”, tha Voda/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690