Aktualitet

Debati publik mbi parimin e 12 miljeve dhe përdorimi i tij për politikë të brendshme

Debati publik mbi parimin e 12 miljeve dhe përdorimi i tij për

Konventa UNCLOS i jep të drejtë cdo shteti për të deklaruar në OKB deri në 12 milje det territorial përsa kohë kjo mund te lejohet nga shtrirja gjeografike. Në kushtet kur shtetet kanë mes tyre më pak se 24 milje det territorial, atëherë ndarja bëhet bazuar ne të drejtën ndërkombetare duke bere korrigjimet e nevojshme sipas konfigurimit te bregdetit dhe rrethanave te vecanta.

Një burim nga Ministria e Jashtme tha për ne se “Parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur deti territorial i një shteti nuk mbivendoset me detin territorial të shtetit fqinj ku distanca është më e vogël se 24 milje”.

Nisur nga kjo duket qartë se Çështja e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare e cila ia njeh kete mundësi te gjithe shteteve, ashtu sic edhe Shqiperia e ka bere nje gje te tille prej vitesh. Por distanca e 12 miljeve nuk zbatohet ne gjirin e Sarandes apo ne zonat e tjera te detit territorial mes dy vendeve, pasi distanca ne keto zona eshte nen 12 milje.